Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Procesi i shpërndarjes përfshin edhe fletëvotimet që do të përdoren në ditën e zgjedhjeve, si pjesë e përgatitjeve për zhvillimin e procesit zgjedhor, njofton Dukagjini.
Aktiviteti do të fillojë në orën 07:30 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë.