Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të intensifikohen, duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.