Hasanpapaj i LDK-së: Bizneseve duhet t’ua lehtësojmë punën, jo t’ua humbim kohën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka theksuar nevojën për lehtësimin e procedurave për bizneset dhe avancimin e digjitalizimit të shërbimeve publike.

Hasanpapaj ka kritikuar institucionet për, siç ka thënë ai, mospërputhjen mes deklarimeve për digjitalizim dhe praktikave aktuale administrative.

Sipas tij, qytetarët dhe bizneset vazhdojnë të përballen me procedura burokratike dhe nevojën për të kaluar nga një sportel në tjetrin për dokumente të ndryshme.

Hasanpapaj ka bërë të ditur se LDK-ja synon të avancojë digjitalizimin e shërbimeve publike, me qëllim të reduktimit të burokracisë, rritjes së efikasitetit dhe krijimit të kushteve më të mira për zhvillim ekonomik dhe investime.

“Bizneseve duhet t’ua lehtësojmë punën, jo t’ua humbim kohën, paratë dhe energjinë. Flasin për digjitalizim, por ende i detyrojnë qytetarët dhe bizneset të enden me letra nga një sportel në tjetrin. Ky është kontrasti mes fjalëve dhe veprave. LDK ka një plan të qartë për digjitalizimin e shërbimeve publike, për më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe më shumë kohë për zhvillim e investim”, ka shkruar Hasanpapaj.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika