Parandalohet futja e substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i tentim-futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:40, gjatë kontrolleve rutinore në Portën 0 të institucionit teksa zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Njësitin K9 të SHKK-së, kanë ndaluar për kontroll një kamionetë pune që po kthente të burgosur me të drejtë pune jashtë institucionit, njofton Dukagjini.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, janë zbuluar dy qese të kamufluara me substancë të dyshuar narkotike, të fshehura në dyshemenë e kamionetës.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, janë zbuluar dy qese të kamufluara me substancë të dyshuar narkotike, të fshehura në dyshemenë e kamionetës.

Sipas SHKK-së, bazuar në rrethanat e rastit, të dyshuar janë disa të burgosur që gëzojnë të drejtën e punës jashtë institucionit. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa disiplinore dhe u janë pezulluar beneficionet deri në përfundimin e procedurave hetimore.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika