Irani thotë se ka goditur dy baza amerikane pas sulmeve në Hormuz

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka deklaruar se tensionet e fundit në Ngushticën e Hormuzit nisën pasi disa cisterna nafte, të cilat sipas Teheranit mbështeteshin nga Shtetet e Bashkuara, tentuan të kalonin në zonë pa koordinim me forcat iraniane.

Në një deklaratë zyrtare, IRGC-ja pretendon se anijeve iu dha paralajmërim, por njëra prej tyre u godit, ndërsa tjetra u tërhoq dhe u kthye mbrapsht.

Sipas autoriteteve iraniane, pas këtij incidenti SHBA-të kryen sulme ndaj objekteve të komunikimit në ishullin Qeshm dhe ndaj një porti në Sirik, në jug të Iranit.

Teherani pretendon se reagoi menjëherë ndaj këtyre veprimeve. Garda Revolucionare tha se, në bashkëpunim me forcat ajrore-hapësinore iraniane, ka goditur dy baza amerikane në rajon.

Në deklaratën e saj, IRGC-ja paralajmëroi se çdo veprim ushtarak ose agresion nga SHBA-të në rajon do të marrë një përgjigje të menjëhershme dhe të fortë nga Irani.

Pretendimet e palës iraniane nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane lidhur me këto akuza.

 

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika