Osmani: Në vend që t’ua rrisin pagat ushtarakëve, qeveritaret mburren se ua kanë ulur gjeneralëve

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për presidente, e cila është pjesë e listës së kësaj partie në zgjedhjet e nesërme, në një intervistë në “Debat Plus”, ka folur edhe për kushtet e ushtarëve të Kosovës.

Ajo ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Kurti nuk ua ka dhënë shtesat e rrezikshmërisë, ani pse ato u takojnë ushtarakëve.

“Mëditjet për trajnime, të cilat zakonisht janë mbi një muaj, nuk u jepen dhe detyrohen ushtarakët, të cilët fitojnë bursë në disa prej akademive më të njohura në botë e që janë në Amerikë dhe Angli, mos me shku, thjesht sepse nuk kanë me çka me pagu ushqimin”.

“Janë edhe shtesat për ushtarakët të cilët punojnë me ndërrime dhe detyrohet ushtari i FSK-së me shku me punu si bodyguard në klub të natës për me mbajt familjen gjallë, kjo është turp”, ka thënë ajo.

Tutje, Osmani ka thënë se kur e ka ngritur si çështje përmes një plani shtatëpikësh, është përdorur si arsyetim me i thënë që s’je për presidente.

Ajo ka treguar se mbi 1000 ushtarakë janë detyruar me e çu shtetin në gjykatë për atë çka u takon.

“Na duhet me mendu se qysh me i ngrit pagat e jo me ardh aty para meje me u kesh e me thanë hajt se nuk meritojnë ata më shumë. Me ardh para meje e me thanë me mburrje ‘jau kemi ulë gjeneralëve pagat’”, ka thënë ajo, duke mos përmendur emra decidivë, por sipas saj këtë e ka thënë “Qeveria e Kosovës”.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika