Prizren: Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte, lirohet pas procedurave

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës 24 prill – 26 maj 1999.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se në bashkëveprim me zyrtarë policorë të MUP-it serb ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë luftës në Kosovë.

“Me datë 06.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, në bashkëveprim me zyrtarë policorë të MUP-it serb, gjatë periudhës së cekur kohore ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika