Ishte vendosur, policia largon flamurin serb nga qendra e votimit në Gorazhdec të Pejës

Në fshatin Gorazhdec të Komunës së Pejës është raportuar vendosja e një flamuri serb në një qendër votimi, duke nxitur reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

RTV Dukagjini ka raportuar se në momentin kur është vërejtur flamuri, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka larguar atë nga hapësira e qendrës së votimit.

Pas këtij veprimi, është bërë e ditur se flamuri do të zëvendësohet me atë të Republikës së Kosovës, në përputhje me rregullat për përdorimin e simboleve shtetërore në institucionet zgjedhore.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika