Kandidati per deputet nga radhet e Aleances, Ramush Haradinaj, ka votuar të dielën në Gllogjan, i shoqëruar nga nëna e tij, Rukë Haradinaj.
Pas votimit, Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
“Bashkë me Nanën Rukë votuam në Gllogjan. Votoni edhe ju! Me votën tuaj vendosni për Kosovën e për vitet që vijnë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai theksoi se vota e qytetarëve është vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe për drejtimin që vendi do të marrë në vitet e ardhshme.