Trump: Izraeli dhe Irani po synojnë armëpushim të menjëhershëm

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Izraeli dhe Irani po synojnë arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm, ndërsa negociatat për një marrëveshje paqeje janë duke u zhvilluar.

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump tha se “palët po kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm” dhe se “negociatat përfundimtare për paqen” janë në proces, pa dhënë detaje të tjera.

Ai shtoi se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, si kundërpërgjigje ndaj mbylljes efektive të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bllokadën deri në marrëveshjen finale. Gjërat duhet të ecin shpejt,” shkroi Trump.

Në një postim të mëparshëm, ai u bëri thirrje të dyja palëve që të ndalojnë menjëherë “të shtënat”, duke kërkuar ulje të menjëhershme të tensioneve në rajon.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika