Vdes një burrë në QKUK, Policia nis hetimet

Një person ka ndërruar jetë të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi paraprakisht kishte pasur probleme shëndetësore në Aeroportin e Prishtinës të dielën pasdite.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku më pas ka vdekur.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kompetent, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika