Abazoviq – Borrellit: Mirë se vjen në shtetin e parë anëtar të ardhshëm të BE-së

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka uruar mirëseardhje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, duke i thënë "mirë se vjen në anëtarin e ardhshëm të BE-së”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq,me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi do të jetë shteti i parë anëtar i ardhshëm i BE-së.

“Me mbështetjen e partnerëve tanë evropianë, ne po ndërtojmë një Mal të Zi që është më i qëndrueshëm dhe më me prosperitet. Këshilli i 11-të i Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi mbahet për herë të parë në Mal të Zi. Një nxitje e madhe që të vazhdojmë të ecim edhe më shpejt në rrugën drejt BE-së. Josep Borrell, mirëseerdhe në shtetin e parë anëtar të ardhshëm të BE-së”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, kryediplomati evropian ka thënë se Mali i Zi duhet ta ketë fokus rrugën e integrimit evropian.

Ai e ka falëndëruar Abazoviqin që është rreshtuar krah BE-së në vendimet e politikës së jashtme.

“Takim i mirë me kryeministrin Dritan Abazoviq, të cilin e falënderova për rreshtimin e plotë të Malit të Zi me vendimet e politikës së jashtme të BE-së. Mali i Zi duhet ta mbajë fokusin në rrugën e tij drejt BE-së. Nuk ka asgjë më të rëndësishme – dritarja e mundësive është e hapur”, ka shkruar Borrell.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika