Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori i nominuar i Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, Eric Wendt, ka marrë miratimin përfundimtar nga Senati amerikan, pasi u konfirmua me 51 vota pro dhe 47 kundër.

Votimi u zhvillua në seancë plenare, pas aprovimit paraprak të kandidaturës së tij në komisionin përkatës të Senatit. Më herët, Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit kishte mbështetur emërimin e tij me 19 vota pro dhe tri kundër, duke i hapur rrugën procedurës finale të konfirmimit.

Me përfundimin e procesit në Senat, Wendt pritet të marrë detyrën e ambasadorit në Shqipëri në ditët në vijim, në përputhje me afatet e administratës amerikane, raportoi “Euronews Albania”.

Wendt sjell një përvojë të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë ndërkombëtare. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-së me mbi 34 vjet shërbim dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme gjatë karrierës së tij.

Ndër të tjera, ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në role të larta drejtuese në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Në periudhën 2017–2019, Wendt ishte Koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez, ndërsa më pas shërbeu edhe si shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara.

Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika