Një person ka humbur jetën në një incident të rëndë që ka ndodhur të martën në fshatin Ruboc të Kamenicës.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:35, viktima ishte duke drejtuar një traktor, kur dyshohet se është rrokullisur dhe si pasojë ka pësuar lëndime fatale.
Ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe po hetohet nga organet kompetente.