Abdullahu për dëshmitë e grave ndaj ish-gardianes së akuzuar për krime lufte: Thellësisht e admirueshme mënyra dinjitoze, me kërkesë për drejtësi dhe jo hakmarrje

Historiani dhe profesori, Durim Abdullahu ka reaguar pas dëshmive të dhëna në gjykatë nga disa gra shqiptare, në procesin ndaj ish-gardianes serbe Nadica Cepkenoviq, e akuzuar për krime lufte dhe tortura në burgun e Lipjanit gjatë viteve 1998–1999.

Në një postim në Facebook, Abdullahu ka vlerësuar mënyrën dinjitoze të dëshmive të të mbijetuarave, duke i cilësuar ato si të qeta, njerëzore dhe të përkushtuara ndaj kërkesës për drejtësi, pa thirrje për hakmarrje.

“Thellësisht e admirueshme mënyra aq dinjitoze, njerëzore dhe qytetëruese e këtyre grave shqiptare, që dëshmuan sot në gjyq kundër gardianes serbe Nadica Cepkenoviq, e akuzuar për tortura dhe krime lufte ndaj të burgosurave shqiptare në burgun e Lipjanit, më 1998 dhe 1999. Zahrije Podrimqaku Subashi, Jehona Krasniqi Morina dhe Mevlyde Saraqi dëshmuan për dhunën dhe torturat e ushtruara ndaj tyre nga gardianja Cepkenoviq, duke kërkuar drejtësi dhe jo hakmarrje, madje duke u shprehur me plot besim te vlerat demokratike dhe një proces i drejtë gjyqësor që shteti i tyre Republika e Kosovës, do t’ia siguroj persekutores së tyre”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se dëshmitë përfaqësojnë një përballje të dhimbshme me të kaluarën e luftës dhe ka folur për rëndësinë e procesit gjyqësor në ndriçimin e krimeve të pretenduara gjatë luftës në Kosovë.

Abdullahu ka shtuar se drejtësia duhet të jetë e bazuar në vlera demokratike dhe një proces të drejtë gjyqësor për të gjitha palët e përfshira.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika