Një rast i hetimit të vdekjes është iniciuar në Burgun e Dubravës më 18 qershor, rreth orës 13:10.
Sipas Policisë, një i burgosur, mashkull kosovar, i cili ishte duke vuajtur dënimin, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas është transferuar në Spitalin e Pejës.
Aty, mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Autoritetet janë duke vazhduar procedurat hetimore lidhur me rastin.