Libani thotë se sulmet izraelite vranë 18 ushtarë, ndërsa Izraeli thotë se katër ushtarë u vranë nga Hezbollahu

Të paktën 18 persona janë vrarë në jug të Libanit pas një serie sulmesh ajrore izraelite gjatë natës, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë në Liban. Ndërkohë, ushtria izraelite (IDF) ka thënë se katër ushtarë të saj janë vrarë gjatë përleshjeve.

Sipas IDF-së, objektivat e sulmeve kanë qenë militantë dhe infrastrukturë e lidhur me grupin e armatosur Hezbollah, të mbështetur nga Irani.

Këto zhvillime vijnë një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit, e cila synon t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme dhe përfshin edhe ndalimin e përhershëm të luftimeve në Liban.

Megjithatë, si Izraeli ashtu edhe Hezbollah kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit edhe pas marrëveshjes, duke ngritur pikëpyetje për zbatimin e armëpushimit, raporton BBC.

Marrëveshja SHBA–Iran parashikon gjithashtu respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit, si dhe përfundimin e armiqësive në të gjitha frontet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk ka plan të tërheqë menjëherë trupat nga Libani, duke thënë se operacionet do të vazhdojnë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ndërkohë, në Izrael, ministri i ekstremit të djathtë për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka reaguar ashpër pas vrasjes së katër ushtarëve, duke thënë se “e gjithë Libani duhet të digjet”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Francës ka kërkuar që Izraeli të respektojë marrëveshjen dhe i ka bërë thirrje SHBA-së të ushtrojë presion mbi qeverinë izraelite.

Sipas autoriteteve libaneze, që nga nisja e konfliktit janë vrarë mijëra persona dhe janë plagosur mijëra të tjerë, ndërsa luftimet në jug të vendit vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve diplomatike për paqe.

Pavarësisht marrëveshjes SHBA–Iran, sulmet izraelite në Liban vazhdojnë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika