15 persona janë arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 24 qershor, rreth orës 18:20.
Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, 10 nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin po vazhdojnë hetimet.