Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa persona janë rrahur mes vete mbrëmjen e së mërkurës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pesë persona pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, njofton Dukagjini.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj kosovare janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor.