Dëmet mbeten ende të paqarta 12 orë pas tërmeteve në Venezuelë

Kanë kaluar mbi 12 orë që kur dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën pak pas orës 18:00 me kohën lokale të së mërkurës, duke prekur një sërë zonash, përfshirë edhe kryeqytetin, Karakasin.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet që goditën Venezuelën mbrëmjen e kaluar ka shkuar në 164, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Jorge Moreira da Silva, tha se raportet paraprake flasin për “humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore, qindra të lënduar dhe dëme të rënda në banesa dhe infrastrukturë jetike” në Karakas dhe zona të tjera të vendit.

Në përditësimin e saj të mëngjesit të së enjtes, Rodríguez theksoi se bilanci i viktimave nuk përfshin ende të dhënat nga shteti La Guaira, i cili konsiderohet zona më e goditur dhe është shpallur “zonë fatkeqësie”.

Pamjet e publikuara nga La Guaira tregojnë ndërtesa të shembura dhe grumbuj rrënojash, mes tyre edhe një hotel që është rrëzuar plotësisht.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika