Defekt në gyp, ndërpritet furnizimi me ujë në Podujevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 15:00 e së enjtes, për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit do të zgjasë deri në sanimin e plotë të defektit dhe rikthimin e sistemit në funksion normal.

KRU “Prishtina” bëri të ditur se ekipet teknike ndodhen në terren dhe janë duke punuar intensivisht për eliminimin e problemit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë për konsumatorët e Podujevës.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e gjendjes.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika