“Zvërneci është vetëm pika që derdhi gotën”, Loli analizon protestat në Shqipëri

Protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit kanë hyrë në ditën e 26-të, ndërsa vazhdojnë të mbledhin qytetarë në sheshin “Skënderbej” dhe përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Protestuesit po vazhdojnë marshimet dhe fjalimet publike, duke përsëritur kërkesat e tyre.

Gazetari Egon Loli, në Debat Plus, thekson se çështja e Zvërnecit ka shërbyer vetëm si “pika që derdhi gotën”, ndërsa protesta në thelb pasqyron një pakënaqësi shumë më të gjerë të qytetarëve shqiptarë ndaj gjithë klasës politike në vend.

Sipas Lolit, protestuesit nuk po reagojnë vetëm ndaj një projekti të vetëm, por ndaj një gjendjeje të gjatë të akumuluar pakënaqësie, e cila lidhet me keqqeverisjen, pagat e ulëta, problemet në sistemin shëndetësor dhe arsimor, si dhe emigrimin masiv të shqiptarëve gjatë 15 viteve të fundit.

“Zvërneci është pika që derdhi gotën, por protesta nxori në pah kërkesa të cilat qytetarët shqiptarët i kanë artikuluar gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe kanë të bëjnë në thelb me lodhjen prej kales poltike në Shqipëri. Prej qeverisë po e po, të parës, por edhe prej opozitës. Për keqqeverisjen, për pagat ulëta, për shëndetshëm që është problematike, për arsimin, për emigrimin masiv që ka ndodhur që 15 vitet e fundit. Për gjithçka që jetën e shqiptarëve e ka bërë të vështirë…”, ka thënë Loli.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika