Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar pas zjarrit në banesën në Prishtinë, në mesin e tyre një fëmijë 5-vjeçar

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu një banesë në rrugën “Isa Kastrati”, në kryeqytet.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica, ka deklaruar se zjarri tashmë është lokalizuar, duke treguar se janë lënduar dy qytetarë, ku njëri nga ta është një fëmijë pesë vjeçar.

Sipas Fushticës ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe pesë zjarrfikës.

‘Ekipet janë angazhuar. Pra për momentin i kemi këtu Brigadën Policore anti zjarrfikësve, Policinë e kryeqytetit, ekipet e emergjencës mjekësore të drejtorisë për siguri dhe emergjenca dhe tani deri sa po flasim që pesë orë jemi këtu dhe zjarri është lokalizuar. I kemi të lënduar dy qytetarë të cilët kanë qëlluar në banesë, njëri prej tyre është fëmijë pesë vjeçar i cili është në emergjencë dhe gjatë intervenimeve edhe pesë zjarrfikës kanë kërkuar ndihmë, mirëpo nuk janë lëndime të mëdha, por janë lëndime të them profesionale gjatë kryerjes së punës së tyre dhe ata të gjithë janë trajtua nga ekipet emergjente që janë në vend të ngjarjes”, ka thënë ai.

Fushtica, ka thënë se është ende shumë herët të flitet se çka e ka shkaktuar zjarrin.

“Është shumë herët të flitet për shkaktarët, procedurat janë se deri të lokalizohet, të fiket zjarri e pastaj ekipet e Forrenzikës, Inspektori i hetimit të zjarrit duhet të dalin në vendin e ngjarjes sepse sot nuk munden por nga nesër dhe të shihet se cilët janë shkaktarët e mundshëm që e kanë shkaktuar këtë zjarr”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika