Rama për takimin me Macronin: Franca mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, që e ka zhvilluar para pak ditësh në Paris.

Takimin me Macronin, Rama e ka cilësuar si një tjetër hap në forcimin e dialogut politik mes Shqipërisë dhe Francës.

Në podkastin “Flasim”, Rama ka thënë se presidentin francez ka diskutuar mbi ecurinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe mbi mbështetjen e Francës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Sipas Ramës, në fokus të bisedës ishin edhe zhvillimet që lidhen me të ardhmen e BE-së dhe roli i Francës në procesin e zgjerimit.Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se Parisi mbetet një partner i rëndësishëm për avancimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë.

“Franca, si një nga vendet që ka një peshë domethënëse në raport me zgjerimin, ka një rol të rëndësishëm për sa i përket shtytjes më përpara të një ideje se perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera që negociojnë është e padiskutueshme, por, nga ana tjetër, duhen gjetur mekanizma të rinj, gjë që u shkrua edhe në letrën e përbashkët të Presidentit Emmanuel Macron me Kancelarin Friedrich Merz.”, ka deklaruar Rama.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika