Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me marrëveshje që lehtëson kalimin kufitar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka publikuar pamje nga takimi në Dibër, ku së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Panče Toškovski, nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar me një ndalesë në pikat e përbashkëta kufitare.

Sipas Lamallarit, marrëveshja synon të afrojë qytetarët e dy vendeve duke shkurtuar kohën e pritjes në kufi dhe duke lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve, bizneseve dhe turistëve.

Ai theksoi se Rruga e Arbrit, një investim me rëndësi kombëtare, ka filluar të japë efektet e pritshme, duke ndikuar jo vetëm në zhvillimin e Dibrës, por edhe në rritjen e qarkullimit në Pikën Kufitare të Bllatës.

Sipas tij, në këtë pikë kufitare kalojnë mesatarisht rreth 4.600 udhëtarë në ditë, ndërsa vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar afro 700 mijë qytetarë dhe rreth 300 mijë automjete.

Lamallari vlerësoi se sistemi me një ndalesë në të katër pikat kufitare do të përshpejtojë procedurat kufitare, duke sjellë përfitime për ekonominë, turizmin dhe qytetarët e të dy vendeve.

 

 

“Kur një kamion kalon më shpejt kufirin, fiton ekonomia. Kur një turist pret më pak në kufi, fiton turizmi. Kur një familje kalon më lehtë për të takuar të afërmit, fitojnë njerëzit. Dhe kur dy shtete punojnë si një ekip në kufi, fiton siguria e të gjithëve dhe e ardhmja jonë evropiane”, ka shkruar Lamallari.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika