Haxhiu merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Camp Bondsteel: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj SHBA-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans, të mbajtur në Camp Bondsteel, ku koloneli Kurt A. Rorvik mori zyrtarisht detyrën e komandantit të kësaj njësie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu tha se ceremonia shënoi edhe vlerësimin për punën e komandantit në largim dhe bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Camp Bondsteel dhe institucioneve të Kosovës.

“Sot mora pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans. Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo i ka uruar suksese komandantit të ri, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës do të vazhdojë të thellohet.

“I uroj COL Rorvik suksese në detyrën e re, me besimin se bashkëpunimi ndërmjet komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet, në shërbim të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë”, ka theksuar ajo.

Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka shtuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika