Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve me inicialet D.N. dhe E.Q., të cilët dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, në cilësinë e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), gjatë vitit 2022 në dy raste të ndara në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare, njofton Dukagjini.

Prokuroria bën të ditur se në të dy rastet, D.N. dhe E.Q., në bashkëveprim, kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro për secilin rast.

Me këto veprime, ata ngarkohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe t’u shqiptohet dënimi plotësues me ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika