Aksidentet në hekurudha, “Infrakos” bën thirrje për respektimin e masave të sigurisë

Pas aksidenteve të shpeshta në hekurudha, kompania “Infrakos” u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e sigurisë, duke paralajmëruar se mosrespektimi i tyre mund të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe funksionimin e trafikut hekurudhor.

Kompania njofton se në linjën hekurudhore Fushë Kosovë–Pejë janë instaluar laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes një sistemi automatik me sensorë dhe kanë për qëllim garantimin e sigurisë së trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.

“Infrakos” u ka bërë apel qytetarëve, operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të makinerive punuese që të respektojnë brezin e sigurisë pranë hekurudhës dhe të mos afrohen më pak se tre metra nga trupi i binarit, përveç rasteve kur janë të autorizuar dhe punimet zhvillohen në koordinim me autoritetet përgjegjëse.

Sipas kompanisë, respektimi i kësaj distance është thelbësor për funksionimin e pandërprerë të sistemit automatik të vendkalimeve dhe për garantimin e sigurisë në trafik.

“Infrakos” ka bërë të ditur se çdo shkelje e brezit të sigurisë do të monitorohet përmes kamerave, ndërsa ndaj shkelësve do të ndërmerren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë raportimin e rasteve te organet kompetente.

“Siguria në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët. Me bashkëpunimin dhe kujdesin e secilit, kontribuojmë në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e sigurt e të pandërprerë të trafikut hekurudhor”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika