Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë por stabile

Katër persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se të lënduarit janë të moshës së mesme dhe aktualisht po u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.

Sipas tij, gjendja e tyre shëndetësore vlerësohet si e rëndë, por stabile.

“Katër të plagosur janë pranuar, të moshës së mesme. Po u kryhen ekzaminimet e nevojshme. Për të katërtit gjendja është e rëndë, por stabile”, ka deklaruar Syla për EO.

Siç raporton TV Dukagjini, ekipi i forenzikës tashmë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.

Tre të plagosur nga të shtënat në Podujevë, Policia nis hetimet

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika