Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka akuzuar Serbinë dhe Listën Serbe për ushtrim të presionit psikologjik, fizik dhe institucional ndaj serbëve të Kosovës gjatë zgjedhjeve, me qëllim që ata të votonin për Listën Serbe.
Rashiq në një intervistë për Ekonomia Online tha se presionet kanë përfshirë largime nga puna, kërcënime, marrje në pyetje nga organet serbe të sigurisë, mbajtje të qytetarëve në bodrume për orë të tëra, si dhe detyrimin për të dëshmuar mënyrën e votimit.
Duke komentuar akuzat e Listës Serbe se mandatin e rezervuar serb e ka fituar përmes “inxhinieringut politik”, Rashiq tha se pretendime të tilla përsëriten pas çdo procesi zgjedhor, duke shtuar se Lista Serbe vazhdimisht përpiqet të kontestojë suksesin e kundërshtarëve të saj politikë.
“Dhe sa i përket Listës Serbe edhe pretendimeve të tyre nuk është asgjë e re dhe kjo po ndodh për çdo herë. Sikur që herën e kaluar, sikur që edhe para asaj here, do të thotë krejt baza e tyre është gjithmonë që të, të gjithë që jemi oponentë dhe fatkeqësisht unë jam oponent, kontinuitet vetëm ne jemi aty të cilët po ballafaqohen, përveç Listës Serbe—dhe çdo herë po dëshirojnë ta minimizojnë dhe ta kontestojnë një sukses të cilit prapë me krejt ato, një presion brutal që kësaj radhe ka qenë me të vërtetë në maksimum nga Lista Serbe, në veçanti jo nga Lista Serbe vetë, por sigurisht që e dini, e dimë krejt, Lista Serbe është vetëm një degë e SNS-it dhe e Partisë së Vuçiqit, të cilët jemi tani, ka treguar një qëndrim, një qasje gjithëpërfshirëse politike ndaj krejt qytetarëve”, tha ai.
Sipas Rashiqit, viktimat kryesore të këtij presioni kanë qenë vet qytetarët serbë të Kosovës.
“Së pari në rendin e parë kemi viktima më të mëdha që janë bashkëkomuniteti serbë të cilët manipulohen dhe të cilët i kemi jo vetëm mobing, dhunë institucionale, por edhe dhunë fizike. Dhe kësaj radhe kam thënë dhe kam paralajmëruar me kohë, besoj që kjo ka ndodhur në mbledhjen e qeverisë ndoshta një muaj e diçka më shumë para zgjedhjeve të fundit, ku i kam thënë që çka po ndodh. Që me bashkëqytetarët tanë të cilët kanë qenë të ftuar, qoftë në Merdar, qoftë në Vraj, qoftë në Rashk, qoftë në Nish diku, që të kanë një trajtim të them ashtu mes tjerëve nga organet e BIA-s dhe krejt kështu me radhë. E kam përsëritur, kjo po ndodh çdo herë kur kemi zgjedhjet në Kosovë dhe kjo tendenca e një manipulim agresiv të SNS-it dhe Partisë së Vuçiqit nuk ndalet. Për fat të keq edhe po ashpërsohet çdo herë kur i kemi zgjedhjet”, tha ai, për Ekonomia Online.
Ministri në detyrë tha se qëllimi i këtyre veprimeve është dobësimi i institucioneve të Kosovës dhe përdorimi i serbëve të Kosovës si instrument presioni politik.
“Prandaj kjo që e bëjnë, që e thonë Lista Serbe gjithë është në shërbim të atyre dukurive negative, këtij impakti i cili po përpiqet të krijohet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe në atë formë që të ndikohet dhe në politikën e brendshme, të performimit të institucioneve, dhe për një destruktivitet le të them ashtu të përgjithshëm, ku po përpiqet që të minimizohet roli i institucioneve të Kosovës dhe në veçanti të menaxhohet që të përdorin serbët e Kosovës si një mekanizëm të shantazheve dhe të presioneve të brendshëm duke vënë pikëpyetje funksionalitetin e Kosovës ashtu me radhë. Prandaj nuk e shoh asgjë tjetër nga Lista Serbe përveç një manipulim të njerëzve dhe në veçanti tentim të manipulimit të institucioneve. Sigurisht që është Gjykata Kushtetuese ose ndonjë Paneli për ankesa dhe parashtresa e ashtu me radhë, prandaj krejt kjo është në shërbim të manipulimit”, tha ai.
Rashiq tha se gjatë fushatës zgjedhore janë përdorur forma të ndryshme presioni ndaj qytetarëve serbë, duke përfshirë edhe largimin nga puna për shkak të përkatësisë politike.
“Duke nisur nga përjashtimi nga puna, janë 20 plus persona kanë qenë të përjashtuar nga puna nga sistemi i Serbisë, ku në vendim për ndërprerjen e kontratës së punës thuhet saktë: për përkatësi politike. Sepse këta njerëz të cilët e kanë treguar dhe një vendim i tillë ku shkruhet që për përkatësi politike, që është një absurd, se saktë e di ai njeri që e ka, në këtë rast po flasim si shembull, e ka bërë like për ne. Për shembull ne jemi shumë transparentë në punën tonë që e prezantojmë këtu në ministri, dhe ai për do like ka qenë i përjashtuar nga puna. Paramendoni një absurditet. Krejt përfituesit të sociales, qoftë të cilit do komunitet që janë, që përfitojnë nga buxheti i Serbisë, kanë qenë të ftuar përditë, me grupe, qoftë në Merdar kudo që janë kanë më afër, për shembull po themi të Anamoravës kanë shkuar në Bujanoc ose në Vranjë, të Graçanicës kanë shkuar në Merdar, e ashtu me radhë. Prandaj të gjithë kanë pasur një trajtim psikologjik, një maltretim psikologjik, ku u dashke në çdo formë që të minimizohet ose të zvogëlohet numri i votave të cilin fatkeqësisht mund të kemi ne”, tha ai.
Ai shtoi se, sipas tij, janë përdorur të gjithë mekanizmat për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.
“Dhe në fund normale me këto manovrime në nivelin lokal të përfaqësuesve të tyre, të cilët nëse keni përcjellë shumë prej tyre kanë qenë të ftuar për intervista me polici sepse kanë punuar drejtpërdrejt në cenim të votës dhe besoj që kjo është ilegale. Prandaj mekanizma, të gjithë mekanizmat që kanë pasur në dispozicion këtë rast Beogradi zyrtar, i ka përdorur sa i përket një maltretimi psikologjik dhe fizik ndaj qytetarëve serbë për të fituar Lista Serbe. Dhe në fund edhe pse krejt këto mekanizma kanë përdorur, ne prapë, tre herë radhazi, tre herë radhazi po përsërit, e kemi rritje diku prej 15 plus për qind. Që prapë në fund të fundit kur bëhet, trendi i rritjes është i pandalshëm dhe unë prapë jam optimist çdo herë tjetër kur do të kemi zgjedhje ende do të kemi rritje dhe do të vazhdojmë me këtë punën transparente edhe punën e mirë që sikur që e kemi bërë deri më tani”, tha ai.
Rashiq tha se fuqizimi i Listës Serbe lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe se, sipas tij, për vite me radhë është ndërtuar një monopol politik brenda komunitetit serb.
“Tash vetëm shkurt, problemi i fuqizimit të Listës Serbe ka dalë si pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Sado që po duket abstrakte, por kjo është e vërteta. Ku në një pajtim të palëve në atë marrëveshje në Bruksel, janë pajtuar, çështja e vërtetë që thonë fasilitatorët si quhet ai BE-ja, thotë janë pajtuar, por ajo që nuk është thënë në marrëveshje është që të mundësohet Lista Serbe të merr krejt institucionet të cilët janë ashtu brenda Kosovës. Dhe kjo ka qenë me marrëveshje. Ndoshta ju kujtohet prej 2013-ës, është bërë një fuqizim ekstrem, ku dhe disa politikan tanë në atë kohë i kanë ndihmuar shumë që ta marrin krejt atë pozicionim. Dhe tash kur e thoni vota demokratike, ju garantoj, se mënyra e votimit tek komuniteti serb në Kosovë është sikur në Korenë e Veriut. Ju garantoj. Është një problematikë që ju me çdo respekt, ju gazetarët dhe shumica e komunitetit shqiptar në Kosovë, nuk e kupton thellësinë e një brutaliteti, një vrazhdësie me të cilën kjo diktaturë, që fatkeqësisht për momentin e kemi në Beograd, reflekton ndaj serbëve të Kosovës. Dhe këtu kur vjen koha e zgjedhjeve është me të vërtetë një luftë e vërtetë, ku ata i kanë krejt mekanizmat, krejt mekanizmat, para sa dojnë, dhe nga ky anë tjetër një Rashqiq modest me kapacitetet e veta personale dhe shoqërore që ka. Prandaj këtu nuk ka, as për afër nuk ka zgjedhje demokratike. Vota e lirë absolutisht nuk, gati që nuk ekziston. Votat e lira të cilat ne i kemi marrë, këtë rast 5447, janë me të vërtetë vota të lira, se ato të tjerat të cilat i ka marrë Lista Serbe ju garantoj janë me aq shumë shantazhe dhe aq shumë presione dhe kërcënime, unë besoj që një moment kur bjen, dhe unë shpresoj shumë shpejt do të ndodhë, kur bjen diktatura në Beograd, do ta shihni sa dëshmitarë do të keni të tregojnë tregime të vërteta çka u kanë bërë, qysh i kanë, bukfalisht i kanë arrestuar”, tha ai.
Rashiq pretendon se gjatë zgjedhjeve qytetarë janë mbajtur me orë të tëra në bodrume dhe janë detyruar të dëshmojnë se për kë kanë votuar.
“Paramendoni ju, tash po e jep një shembull, romet prej një regjioni, kanë qenë të ftuar pasi që përfitues janë social do të thotë nga buxheti i Serbisë. Dhe i ftojnë në një qytet bukfalisht i arrestojnë, i mbajnë atje për pesë orë në bodrum. Qysh quhet kjo, çfarë epiteti mundet me pas? Kjo është kidnapim. Kidnapim të njerëzve. E kjo është vetëm një, e jep një shembull. Kjo është metodologjia, që kanë përdorur që duhet të votohet Lista Serbe sepse herën e fundit po dyshon që keni votuar për Rashiqin. Dhe trajtimi është pesë orë në bodrum. Do të thotë me shantazhe dhe kërcënime përcjellëse. Pasi që jeni në bodrum ju mund të pritni diçka e mirë nuk ka me ndodhë aty. Dhe pas asaj periudhe, duhet me pru foto që i kanë votuar. Gjithashtu. Ose i kanë pas metoda për të cilat e di që është inicuar një hetim. Ku i kanë pas detyrë që t’i shënojnë fletëvotimet. Me shenja të ndryshme, për shembull: ju keni me bo një smiley në njërin, unë e kom me bo një zemër, ose një pikë, dy pika, tre pika, e ashtu me radhë”, tha ai.