Ministri serb merr pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Khameneit në Iran

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, thuhet në njoftimin e publikuar në llogarinë zyrtare të ministrit në Instagram.

Në njoftim thuhet se ministri Bratina u nënshkrua në librin e zisë dhe, në emër të Qeverisë dhe popullit të Serbisë, shprehu ngushëllime për popullin e Iranit.

Në faqen e internetit të Ministrisë iraniane të Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare thuhet se Bratina mbërriti në Teheran më 3 korrik dhe se në aeroport u prit nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami.

Në Iran, më 4 korrik nisi ceremonia shumëditore e varrimit të udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, më 28 shkurt.

Partia opozitare e Lirisë dhe Drejtësisë pyeti nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte njoftuar administratën amerikane se po dërgonte një ministër në Teheran.

“Pas kësaj është e qartë se nuk do të ketë asgjë nga koordinimi dhe harmonizimi i politikës së jashtme me Bashkimin Evropian, pavarësisht se kjo është një nga kushtet kyçe për ‘shkrirjen’ e procesit të integrimeve evropiane”, thuhet në reagim.

Beogradi zyrtar ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Iranin gjatë viteve të fundit, pavarësisht se ky shtet ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të aktiviteteve bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. /Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika