Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për hedhjen në votim të shkarkimit te kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Osmani e cila ka ardhur në selinë e LDK-së në mesditë tha se e ka shprehur tashmë qëndrimin e saj për këtë çështje dhe nuk ka asgjë për të shtuar, raporton Dukagjini.
“Jam deklaruar për këto tema më herët dhe i qëndroj prapa atyre deklarimeve. Të njëjtat vlejnë edhe tani”, tha Osmani.