Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, ka zhvilluar vizitë sot vizitë në vend.

Terras, është deklaruar për takimet që ka pasur në Prishtinë, si atë me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën e Bedri Hamzën, më të cilët, ka njoftuar ai, ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin e BE-së.

“Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Terras, ka bërë thënë edhe se, e ardhmja e Kosovës është në BE, porse, ka shtuar ai, anëtarësimi kërkon reforma.

‘’E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim’’, ka shkruar ai.

 

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika