Këshilli Prokurorial i Kosovës ka përfunduar procesin e votimit për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit.
Në votim, Zejnullah Gashi ka marrë 5 vota, ndërsa Rafet Halimi 1 votë.
Pra me pesë vota, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nominuar Zejnullah Gashin për Kryeprokuror të Shtetit.
Në mbledhjen e Këshillit, po ashtu është paraqitur raporti final i panelit vlerësues për konkursin, i cili ka rekomanduar pesë kandidatët që kanë përmbushur kriteret dhe kanë marrë pikët e nevojshme.
Anëtarët e Këshillit kanë zhvilluar votimin e fshehtë për kandidatin që u nominua për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Anëtari Milot Krasniqi ka njoftuar se do të abstenojë nga votimi, për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me këtë proces.