Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka ndërruar jetë punëtori i kësaj korporate, Milazim Binaku, një javë pasi kishte pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrës në vendin e punës.
Përmes një njoftimi, sindikata shprehu dhimbjen për humbjen e kolegut të tyre, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit.
“Njoftojmë të gjithë punëtorët e KEK-ut se, një javë pas lëndimit që pësoi në vendin e punës, u nda nga jeta shoku, kolegu dhe bashkëpunëtori ynë i nderuar, Milazim Binaku. Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në varrezat e fshatit Lumëmadh, në komunën e Vushtrrisë.
60-vjeçari vazhdon trajtimin në Mjekimin Intensiv pas lëndimeve të rënda në KEK