Dy të arrestuar për trafikim narkotikësh, sekuestrohen mbi 147 gramë kokainë në magjistralen Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa gjatë një aksioni në magjistralen Pejë–Prishtinë ka konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune operative-hetimore, më 15 korrik kanë lokalizuar të dyshuarin F.P. (1992) në magjistralen Pejë–Prishtinë, derisa ai ndodhej në një automjet.

“Në veturë dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin. Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kujdestar”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në kuadër të hetimeve është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër, Q.K. (1993), por gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send i ndaluar.

“Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika