Betim Fazliji transferohet te St Pauli

Futbollisti 23-vjeçar nga Kosova, Betim Fazliji, është transferuar te St Paul nga klubi i divizionit të parë zviceran FC St. Gallen

Futbollisti 23-vjeçar nga Kosova, Betim Fazliji

Betim Fazliji, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës është transferuar te St Paili nga St Gallen.

Detajet e transferimit ende nuk janë bërë të ditura.

“Pak para fillimit të sezonit, FC St. Pauli merr një tjetër përforcim. Mbrojtësi gjithëpërfshirës Betim Fazliji kalon nga klubi i divizionit të parë zviceran FC St. Gallen te bardhezinjtë”, njofton klubi gjerman.

“Të dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit”.

Betim ka luajtur në St. Gallen që prej vitit 2014 dhe ka kaluar nëpër të gjitha ekipet e të rinjve.

Tani, futbollisti nga Kosova është pjesë e ekipit profesionist që nga viti 2019, për të cilin ka bërë 87 paraqitje në kategorinë e parë dhe nëntë paraqitje në kupë në tre sezone.

Betim Fazliji ka shënuar, gjithsej, pesë gola dhe një asistim.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika