Kur do të caktohet seanca konstituive? – Haxhiu mban sot konferencë për media

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot, duke filluar nga ora 11:00, një konferencë për media.

Konferenca vjen në një periudhë kur vendi ende nuk i ka konstituuar institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare, ndërsa pritet që Haxhiu të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtejshëm drejt krijimit të institucioneve.

Një nga temat që mund të trajtohet gjatë konferencës është edhe caktimi i datës së mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ditë më parë, Haxhiu kishte bërë të ditur se të premten do të caktojë datën e kësaj seance, duke paralajmëruar se ajo pritet të mbahet në fillim të muajit gusht.

Në deklaratat e saj të fundit, ushtruesja e detyrës së presidentes kishte theksuar se nuk është nxituar me caktimin e seancës konstituive, me arsyetimin se partitë politike duhet të kenë kohë të mjaftueshme për të zhvilluar bisedime lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ajo kishte përshëndetur takimet e zhvilluara ndërmjet kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se dialogu ndërmjet partive duhet të vazhdojë për të arritur një marrëveshje politike.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika