Më 6 gusht mbahet seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e parë e legjislaturës së re do të mbahet më 6 gusht, në orën 10:00, ka bërë të ditur Haxhiu gjatë një konference për media.

Ajo tha se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe pas konsultimeve përkatëse, duke theksuar se pas certifikimit të rezultateve, Kushtetuta përcakton afatin brenda të cilit Presidenti duhet të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.

“Pas certifikimit të rezultateve, Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton qartë se Presidenti e thërret seancën konstitutive të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh. Po ashtu, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar qartë se vetëm pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese që lidhen me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe, siç e dini, ato janë 60 ditë. Pikërisht për shkak të kësaj lidhjeje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu bëri të ditur se gjatë javëve të fundit ka ndjekur nga afër përpjekjet e partive politike për arritjen e një marrëveshjeje, duke përmendur takimet e zhvilluara nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së.

Sipas saj, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk është zhvilluar takim, pasi kjo parti nuk i është përgjigjur ftesës.

U.d. e presidentes tha se ka vendosur të mos e thërrasë menjëherë seancën pas certifikimit të rezultateve, në mënyrë që partive politike t’u krijohet hapësirë për dialog dhe përpjekje për arritjen e një konsensusi për çështjen e presidentit.

“Kam mirëpritur ftesat për takime të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti, dhe kam ndjekur nga afër përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Dhe siç e dini, deri tani janë mbajtur dy takime: një takim me PDK-në, një takim me LDK-në, ndërsa Aleanca nuk i është përgjigjur ftesës për takim.

Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politikanësh për çështjen e Presidentit, kam vendosur që, pra menjëherë pas certifikimit aso kohe, që të mos e thërras me nguti seancën konstitutive, por të shfrytëzoj afatin që lejon Kushtetuta për t’ju krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe për ndërtimin e një konsensusi.

Prandaj, sot ju njoftoj se seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më datë 6 gusht në orën 10:00, pra ditë e enjte.

Deri atëherë, mbetet detyrim politik dhe institucional i subjekteve parlamentare që të vazhdojnë dialogun. Dialogun ndërmjet tyre askush nuk duhet ta shohë si një shenjë dobësie, por si dëshmi e përgjegjësisë demokratike. Në një demokraci parlamentare, përgjegjësia për ndërtimin e institucioneve nuk është ekskluzivitet i kujt, por u takon të gjithëve. Marrëveshja kërkon gatishmëri dhe seriozitet nga të gjitha palët. Palët duhet të shprehin vullnet për dialog dhe thirrjeve e ofertave do të duhej t’i përgjigjeshin me përgjegjësinë më të lartë. Dialogu nuk mund të jetë një proces njëkahësh dhe as përgjegjësia nuk mund të jetë e njëanshme”, tha Haxhiu.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika