Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për veprën penale të mosdeklarimit të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Aktgjykimi u shpall të premten,
Sipas vendimit të gjykatës, dënimi me burgim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë, ndërsa gjoba prej 5 mijë eurosh duhet të paguhet brenda tre muajve nga plotfuqishmëria e vendimit.
Përveç dënimit kryesor, Ahmeti u obligua të paguajë edhe 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave.
Gjykata, ndërkaq, refuzoi propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar në vlerë prej 172 mijë e 600 euro.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në dhjetor të vitit 2025, Ahmeti, gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i Komunës së Prishtinës në periudhën 2018–2022, nuk kishte deklaruar saktë pasurinë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.