Bislimi në Hagë takon Selimin e Krasniqin, por jo Thaçin e Veselin

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka vizituar në Hagë të premten e 15 korrikut ish-Shefin e Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, por jo edhe ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe të tjerët

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Hagë i ka takuar, ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin e Kosovës, Rexhep Selimin.

Edhe pse në qendrën e paraburgimit në Hagë gjenden edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari tjetër Kadri Veseli, Bislimi nuk i ka takuar ata. Ai nuk i ka përmendur fare në postimin e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, për Krasniqin e Selimin, ai ka shkruar se ishin të disponuar dhe kishin ende besim në drejtësi

“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plote në drejtësi. Edhe pse larg Kosoves, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend. Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të përballen edhe me akuza të tjera që pritet t’ua rëndojnë rastin.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit pritet që t’iu rëndohen akuzat për krime të luftës, kësaj here nën pretendimet se këto krime janë kryer në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika