Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për herë të parë pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami ka bërë të ditur se ishte në mesin e delegatëve që mbështetën ndryshimin në udhëheqjen e LDK-së.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe.
Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia.
Urime, LDK!”, ka shkruar Bajrami.