Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur takimin me nënkryetarët e subjekteve politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të legjislaturës së re.
Takimi po zhvillohet me qëllim të koordinimit të hapave për seancën e parë të legjislaturës së XI-të të Kuvendit, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht.
Në këtë seancë pritet të zhvillohen procedurat e para për konstituimin e Kuvendit, përfshirë formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Sipas procedurave, mbledhja për përgatitjen e seancës konstituive zhvillohet nga kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive udhëhiqet nga deputeti më i moshuar, i ndihmuar nga deputeti më i ri.