Një person ka raportuar në Polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende vendndodhja e saj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 31 korrik 2026, në fshatin Vrellë e Magures, në Lipjan.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin policor.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për të ndriçuar rrethanat e zhdukjes.