PDK: Dështimi i seancës, vazhdim i bllokadës institucionale nga Kurti

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke shprehur shqetësim për vazhdimin e bllokadës institucionale.

Në një komunikatë për media, PDK-ja vlerëson se moskonstituimi i Kuvendit përbën vazhdim të bllokadës nga ana e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke e cilësuar këtë si veprim në kundërshtim me frymën dhe detyrimet që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, njofton Dukagjini.

Sipas PDK-së, seanca e sotme tregoi se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk lidhet me mungesë votash apo me rrethana të tjera objektive, por është rezultat i një zgjedhjeje politike të Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit.

“Seanca e sotme dëshmoi qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave apo e mungesës së votave, por rezultat i një zgjedhjeje politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe të procedohej me votimin për konstituimin e tij. Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në aktgjykimin e saj se Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Mosveprimi i sotëm përbën shpërfillje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe të detyrimeve që burojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk ka të drejtë të mbajë peng institucionet e Republikës për interesa partiake”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Mes tjerash, PDK-ja rithekson se vendi ka nevojë urgjente për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të plotë të Kushtetutës.

PDK i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të heqin dorë nga ajo që e quajti bllokadë institucionale dhe të mundësojnë menjëherë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika