Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se kërkojnë që seanca kostituive të mbahet sonte e jo nesër siç është caktuar.
Tahiri, në një linjë direkt në Dukagjin, bëri të ditur se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve që seanca konstituive të mbahet sonte.
“Kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve, qëllimi është që të konstituohet Kuvendit i Kosovës në afatet kushtetuese të dhëna nga Gjykata Kushtetuese. Pas orës 24:00, Kosova është në një situatë tjetër”, u shpreh Tahiri.