Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten, njofton Dukagjini.
Temperatuar minimale parashihet të sillen mes 12 dhe 16 gradë Celsius ndërkaq ato maksimale parashihet të arrijnë nga 29 deri në 34 gradë Celsius.