Gjenerallejtënantit në pension, Eric Wendt, ka marrë detyrën e re si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ambasada Amerikane në fokus të mandatit të Wendt pritet të jenë siguria e përbashkët, forcimi i NATO-s dhe promovimi i marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane, në përputhje me vizionin e Presidentit Donald Trump.
“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në njoftim.