Zelensky shkarkoi tre ambasadorë në Ballkanin Perëndimor para vizitës në Beograd – a ishin raportet e tyre me Kosovën arsyeja?

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelenski ishte në një vizitë zyrtare dy ditore në Beograd me 7 dhe 8 gusht, ku në një përgjigje për media deklaroi se politika e Ukrainës për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, nuk ka ndryshuar gjë që në Kosovë ka shkaktuar shumë reagime.

Indikative, vetëm pak ditë para vizitës së tij në Beograd, Zelensky shkarkoi tre ambasadorët ukrainas në rajon.

Bëhet fjalë për ambasadorin në Zagreb, Vasyl Kyrylych (sipas dekretit nr. 709/2026), atë në Tiranë, Volodymyr Shkurov (sipas dekretit nr. 710/2026), dhe Oleh Herasymenko, ambasador në Mal të Zi (sipas dekretit nr. 711/2026).

Ndonëse në dekretet për shkarkimin e tre ambasadorëve nuk përmenden arsyet në raport me politikat e Ukrainës ndaj Ballkanit Perëndimor, është indikative që shkarkimi bëhet në prag të vizitës së Zelenskit në Beograd.

Burimet e Dukagjinit konfirmojnë se tre ambasadorët ukrainas të shkarkuar kanë pasur raporte të mira me diplomacinë kosovare dhe, në disa raste, kanë cekur qëndrimet e tyre pro pavarësisë së Kosovës.

Siç bëjnë të ditur burime nga MPJD për Dukagjinin, takimet mes diplomatëve ukrainas të këtyre tri misioneve diplomatike dhe diplomatëve kosovarë kanë qenë të rregullta dhe me tematikë të strukturuar.

Ky shkarkim i ambasadorëve në Zagreb, Tiranë dhe Podgoricë duket se ka për qëllim ndërprerjen e kontakteve me diplomacinë kosovare. Është e qartë se ky është obstruksion ndaj perspektivës së marrëdhënieve më formale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Ukrainës, çfarë është synimi i diplomacisë kosovare.

Përndryshe, Republika e Kosovës deri më tani, ndonëse pa obligime të drejtpërdrejta në raport me BE-në, është linjëzuar me të gjitha sanksionet e BE-së kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.

Për dallim nga Republika e Kosovës, Serbia jo vetëm që nuk ka aplikuar asnjëherë sanksione ndaj shteteve agresore ndaj Ukrainës, por madje kompani të caktuara nga Beogradi, të njohura për burimet tona, janë pjesë pikërisht e këtyre sanksioneve dhe janë të futura në listën e zezë të BE-së.

Mbetet të shihet në vijim nëse shkarkimi i tre ambasadorëve ukrainas ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në prag të takimit me Zelenskin, apo ukrainasit e kanë marrë këtë vendim paraprakisht, para vizitës në Beograd, për të treguar “vullnetin” ndaj bashkëpunimit me Serbinë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika