Kuvendi hap dyert për diasporën, ndërsa vazhdon ngërçi për konstituimin

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të hapë dyert për bashkatdhetarët nga diaspora duke filluar nga e hëna deri të mërkurën, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Sipas njoftimit të Kuvendit, qytetarët nga diaspora do të mund ta vizitojnë institucionin nga ora 12:00 deri në 16:00.

Aktiviteti zhvillohet në një kohë kur Kuvendi vazhdon të jetë i pakonstituuar, pasi deputetët nuk kanë arritur ta përmbyllin këtë proces brenda afatit prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, siç përcaktohet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar.

Në seancën e fundit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi sërish kohë shtesë për të arritur një marrëveshje me partitë e tjera politike për tejkalimin e ngërçit.

Kjo kërkesë shkaktoi tensione në sallën e Kuvendit.

Pas fjalimit të Kurtit, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e qëlloi atë me vezë, ndërsa situata u ndërpre nga ndërhyrja e sigurimit.

Ndërkohë, ende nuk është caktuar data për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Kështu, përderisa Kuvendi këtë javë pret të mirëpresë bashkatdhetarët, mbetet i paqartë edhe hapi i radhës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të legjislativit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika